Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.
Bahtiri i cili drejtimin e kësaj komune e mori në vitin 2017, i ka deklaruar 4 shtëpi.
Sipas tij tre nga këto i ka të trashëguara nga prindërit kurse tjetrën nga kredia e marrë në bankë gjatë vitit 2008.
Bahtiri posedon edhe tokë bujqësorë të trashëguar nga prindërit që nga viti 1961, vlera e të cilës kap shumën 6,200,000.00 euro.
Si të hyra personale merr 17667 euro për një vit si kryetar i Komunës ndërsa nga biznesi në Holandë 336.000 euro.
Tutje, i pari i Mitrovicës nuk ka të deklaruar ndonjë veturë personale, por thotë se Maybach që e vozit është e djalit.
Ai ka treguar se para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka 9500 euro.