Situata me pandeminë po zbutet çdo ditë e më shumë, e sot janë regjistruar vetëm 9 raste të reja dhe asnjë viktimë.
Mitrovica, ndërkaq, është afër që ta mposht virusin përfundimisht, pasi është dita e katërt që nuk ka asnjë rast.
9 raste të reja në gjithë vendin, por asnjë në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.
Duhet theksuar se Mitrovica nuk ka të vdekur nga COVID-i qe një kohë të gjatë.
Raste aktive në gjithë vendin janë 167 persona, të cilët po vazhdojnë të trajtohen.