Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë e ka shtuar numrin e mjekëve.
Nga sot, aty do të jenë edhe dy specialistë oftamologë, Avni Salihu dhe Enis Xhafa, të cilët nënshkruan kontratë me drejtoreshën Luljeta Zhubi.
Për ardhjen e dy mjekëve të ri ka konfirmuar edhe faqja e Spitalit.
"U.d. Drejtori Ekzekutiv Dr. Luljeta Zhubi, sot priti 2 mjek specialist Oftalmolog për të nënshkruar kontratat që të fillojnë punën në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë", shkruan Spitali i Mitrovicës.