Qytetarët mitrovicas ka kohë që ankohen në lidhje me linjat e autobusëve në drejtimin Mitrovicë-Prishtinë.
Kjo ankesë e tyre është më e theksuar gjatë ditëve të shtuna ku qytetarët thonë se detyrohen të presin deri në 1 orë për autobusët e kësaj linje.
Disa qytetarë janë ankuar se vetëm sot nga ora 9:20 kanë pritur deri në ora 10 në stacionin para xhamisë “Isa Beg”, mirëpo asnjë autobus nuk ka ardhur deri atëherë.
Kjo sipas tyre po ndodhë pasi firmat e autobusëve nuk po i respektojnë linjat që u janë caktuar atyre.