Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, së bashku me përfaqësues nga Inspektorati i Punës gjate ditës së sotme kanë inspektuar disa vendpunishte të ndërtimeve të larta.
Në këtë aksion morën pjesë, drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, si dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës për Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.
Me këtë rast, drejtori Ademi ka thënë se qeverisja lokale së bashku me institucionet tjera relevante do të kenë prioritet sigurinë e punëtorëve në punë.
Gjatë këtij aksioni, ju ndalua puna dhe u gjobiten tri subjekte afariste në tri vendpunishte, si dhe u lëshuan vërejtje me procesverbal në katër subjekte të tjera.
Drejtori Ademi dhe kryeinspektori Fazliu u zotuan që aksione të tilla të përbashkëta do të zhvillohen edhe me tutje, deri në ofrimin e plotë të sigurisë së punëtoreve në punë.