Lagjja Shipol e Mitrovicës, duket se nuk po gjen qetësi këtë javë.
Para pak minutash sërish ka pasur gjuajtje me armë në një rrugicë të Shipolit.
Siç mësohet, një person nga vetura e ka gjuajtur një biznesmen.
Për fatin e mirë, nuk raportohet për të lënduar ani pse janë dëgjuar disa të shtëna.
Duhet theksuar se vetëm para dy netësh, shumë afër këtij vendi, disa persona u gjuajtën me kallasha.