Në Sallën e Kuvendit Komunal Ekipi Komunal për Planifikim kanë mbajtur takimin e parë me përfaqësuesit e kompanisë “INSI”, e cila është përzgjedhur për hartimin e Hartës Zonale Komunale.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth hapave që duhet të merren në procesin e hartimit të Hartës Zonale Komunale, si dhe informimi i ekipit komunal për planifikim lidhur me procedurat ligjore të cilat i parasheh Ligji Nr. 04/L174, si dhe Udhëzimi Administrativ për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Hartës Zonale Komunale.
Me këtë rast, udhëheqësi i sektorit për Planifikim, Nexhmi Hasani, ka theksuar se Harta Zonale Komunale është një dokument shumë i rëndësishëm i planifikimit hapësinor në nivel lokal, i cili i përcakton kushtet ndërtimore deri në nivel të parcelës.
“HZK parashihet të përfundoj në vitin 2022, dhe ky plan do t’i zëvendësoj Planet Rregulluese Urbane”, ka thënë ndër të tjerash Hasani.