Lulzim Uka, njeri shumë i njohur në qytetin e Mitrovicë si një bamirës dhe ushtarak i përgatitur, ka bërë një veprim bravoroz.
Rreshteri i FSK-së ka shpëtuar jetën e një fëmiju në Liqenin Akumulues.
Vogëlushi që besohet të jetë nga komuniteti rom, ka rrezikuar shumë dhe mbytja ishte gati e sigurt.
Lulzim Uka si njeri profesionist që ka njohuri mjekësore, ka intervenuar duke nxjerr vogëlushin nga uji.
I njëjti pastaj e ka dërguar edhe tek personeli mjekësor, ku fëmija është trajtuar.
Ushtaraku që shpëtoi jetën ishte duke vrapuar tek Liqeni Akumulues, për t'u përgatitur për t'i shërbyer vendit çdo ditë.
66