Ditë vikendi, shumë qytetarë dalin në qendër të Mitrovicës. Gjatë ecjes nëpër sheshet kryesore, mund të shohin plot bërllok, gjë që s'është për t'u krenuar.
Kompania e mbeturinave UNITETI s'e ka mbledhur fare bërllokun të shtunën. Sipas qytetarëve që janë ankuar në Mitropol, pothuajse të gjitha shportat janë plotë, e po ashtu, sipas tyre, ka kundërmim të tmerrshëm.
Mbeturinat janë shpërndarë edhe jashtë shportave, nëpër shesh, siç mund të vërehet në fotografi.
Ata thanë se ky është imazh i keq në kohën kur qyteti vlon nga njerëzit, pasi kanë ardhë edhe mërgimtarët.
Uniteti është i obliguar ta mbajë pastërtinë në gjithë vendin, por që nuk po e plotëson detyrën si duhet.