Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kur e mori mandatin e dytë kishte premtuar se gjashtë shkolla të Mitrovicës do ta kishin të angazhuar nga një psikolog për nevojat e nxënësve.
Por tash kur mandati i Bahtirit po merr fund, premtimi i tij ka mbetur vetëm në fjalë dhe i parealizuar.
“Komuna e Mitrovicës planifikon që në pjesën e parë të vitit 2021 të hap konkurs për pozitën e psikologëve në gjashtë shkollat e kësaj komune”, kishte deklaruar Bahtiri për Institutin GAP.
Mirëpo, tash jemi në pjesën e dytë të vitit 2021 dhe një konkurs i tillë nuk është hapur asnjëherë.
Dështimi në realizimin e premtimeve mund ta çojë Bahtirin në humbjen eventuale të zgjedhjeve të reja nëse ai do e fitojë besimin e LVV-së për t’u rikandiduar në krye të Mitrovicës.