Bedri Hamza edhe zyrtarisht është kandidat për Kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së.
Hamza sot ka dorëzuar kërkesën për kandidaturë e cila është miratuar në mbledhjen e sotme të kryesisë së këtij subjekti.
Merret vesh se bashkë me Bedri Hamzën edhe kryetari Memli Krasniqi do të shijojnë një pije në sheshin e qytetit.
Duhet theksuar se Hamza u kandidua pa asnjë mospajtim dhe çarje në degë, e cila gjë ka qenë e zakonshme në zgjedhjet e kaluara.