Emra të rinj dhe të ndryshëm do ta përbëjnë kryesinë e re të PDK-së.
Vend në kryesinë e re kanë zënë edhe dy figura të njohura publike nga Mitrovica, Valdete Idrizi dhe Donjet Bislimi, ndërsa nga Vushtrria emër i ri është profesori Muzafer Shala.
Poashtu pozitë të rëndësishme ka marrë edhe Vlora Çitaku, e cila edhe zyrtarisht i kthehet partisë së saj, PDK-së.
Nënkryetarë tjetër përveç Çitakut, do të jenë edhe Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.
Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.