Dy mitrovicasit, Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës dhe Faton Peci, ministër i Qeverisë Kurti, janë takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
I pari i Mitrovicës, i cili edhe në zgjedhjet e 17 tetorit rikandidon për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka falenderuar Mujën e Pecin për mbështetjen e plotë të dhënë në garën për kryetar komune.
Postimi i Agim Bahtirit:
Së bashku me kryetarin e Qendrës së VV-së në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, ishte kënaqësi të takohemi me miqtë tanë, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ish kandidatin për deputet Edmond Pruthi.
I falënderoj përzemërisht për mbështetjen e plotë të dhënë në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës.