Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin Faton Peci sot kanë qëndruar në qytetin e Mitrovicës.
I pari i qeverisë ka qenë i shoqëruar edhe nga kandidati për kryetar në pjesën veriore të Mitrovicës, Erden Atiq.
Kurti ka shkuar për ngushëllime në familjen e Dua Miftarit, vogëlueshja e cila vdiq javën e kaluar.
Në publikimit e fotografive të familjes Miftari nga pritja e kryeministrit Kurti, vërehet mungesa e kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe kryetarit të degës së VV-së, Faruk Mujka.
Mirëpo duket që kryeministri Kurti ka zgjedhur ta shoqërohet ministri Peci dhe kandidati për kryetar të pjesës veriore të Mitrovicës Erden Atiq.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/28/auto_240463786_3256127437939187_679779896187554542_n1630181310.jpg)