Kardiologu, Remzi Rrahmani, po kërkon arsyen e mos kryerjes së rentgenit të mushkërive në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Kjo për shkak se tash e dy vjet pacientët nuk po mund të marrin këtë shërbim.
Sipas Rrahmanit, lënda e këtij tenderi është në prokurori për shkak se ky aparat ka kushtuar 57 mijë euro, ndërsa komuna ka porositur aparatin me specifika i cili ka kushtuar më shumë se 100 mijë euro.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, Erseka Hasanaj-Barani, thotë se aparatura është jashtë funksionit pasi që nuk është në bazë të kërkesës së njësisë kërkuese dhe nuk është kryer asnjë pagesë.