Qytetarët e Mitrovicës po ankohen se Policia po shqipton numër të madh të gjobave për mungesë të maskave.
Në fotografinë e dërguar nga një lexues, shihet Policia në rrugë duke i ndalur qytetarët që nuk po i respektojnë masat.
Qytetari ka thënë se "marun duke marrë dënime nga Policia".
Mbrëmë një qytetar ishte ankuar se Policia i kishte shqiptuar dy gjoba nga 200 euro brenda 20 minutave, pasi e kishte zënë ora policore jashtë.