1 person ka vdekur dhe 81 raste të reja me variantin Delta të Covid-19 janë paraqitur vetëm sot në rajonin e Mitrovicës.
Nga rezultatet e datës 09 shtator 2021, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
33 nga këto raste janë nga Mitrovica, 33 tjera nga Skenderaj e 15 nga Vushtrria.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes, 1 prej të cilave në Vushtrri.
Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930. Në total numri i rasteve aktive është 20.652.