Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri dhe deputeti Mefail Bajqinovci, kanë mbajtur dy tubime me banorët e Iliridës.
Bahtiri thotë se lagja më e madhe e qytetit i ka dhënë përkrahjen të madhe.
Postimi i Agim Bahtirit:
Bashkë me Mefail Bajqinovcin sot takuam qytetarët e lagjes Ilirida, lagjes më të madhe të Mitrovicës. Fjalët që na i thatë, po na japin energji e po na frymëzojnë për punë të mëtutjeshme, po me kaq sukses. Deputeti Bajqinovci flet gjithmonë drejtë, sikur sa ishte gazetar. Ai e tha qartë që Vetëvendosja e do Mitrovicën! Lagja më e madhe na e dha përkrahjen po aq të madhe! Faleminderit Iliridë! LVV 144 | AB +4