Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje më të madhe institucionale për familjet në asistencë sociale, familjet e dëbuara nga pjesa veriore, çiftet e reja dhe të moshuarit.
Postimi:
“Familjet në asistencë sociale, familjet e dëbuara nga pjesa veriore, çiftet e reja dhe të moshuarit do të kenë përkujdesje shumë më të madhe në qeverisjen time. Ne kemi obligim institucional dhe moral që të kujdesemi për çdo qytetar të Mitrovicës, duke u siguruar mirëqenie dhe jetesë më të dinjitetshme”

“Bashkë për Mitrovicën!”,