Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka vizituar sot shoqatën e pensionistëve.
Agolli tha se do të ofroj transport urban falas për pensionistët, shërbime mjekësore në shtëpi, qendra rehabilituese (banjë) në Shalë dhe ndërtimin e shtëpisë së pleqëve.
Agolli tha se këto nuk janë thjeshtë premtime por se do të realizohen.
Postimi i plotë:
Kam takuar sot shoqatën e pensionistëve, nga të cilët kam dëgjuar rrëfimet e tyre për hallet e shumta të pensionistëve.
Janë disa aspekte të programit tim të cilat lidhen me mirëqenien e të moshuarve:
- transport urban falas për të gjithë pensionistët;
- shërbime mjekësore në shtëpi;
- qendra rehabilituese (banjë) në Shalë;
- ndërtimi i shtëpisë së pleqëve;
Nuk janë thjeshtë premtime, ne vërtetë do t’i bëjmë realitet!
#ArmendAgolli #LDK160