Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se në lagjën e romëve dhe lagje të tjera të varfra në këtë komunë po shpërndahen para për blerje votash.
Po ashtu, ai tha se familjeve që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara po u premtohet zgjidhje në këmbim të votave.
“Në lagjen e romëve në Mitrovicë po shpërndahen para për blerje votash po ashtu edhe në lagje tjera të varfra Tunel i parë e Dy Korriku! Listës së familjeve të varfëra që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën po ashtu po u premtohen “zgjidhje problemi” me votim! Kandidaturë e pistë kriminale!”, shkruan Ferati.