Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka vizituar sot biznesin "Agroserra" në Shipol.
Hamza tha se është knaqësi kur shohim punëtorë të zellshëm, që përkujdesen me shumë përkushtim për rritjen e luleve.
Postimi i plotë:
Bashkëshortja shpeshherë e përsërit që lulet janë bimët më të bukura të natyrës dhe sallatat, pjatat më të shijshme të tryezës. Më duhet ta them që vizita e sotme tek “Agroserra” në Shipol, më bëri t’ia pranoj. Kultivimi i luleve dhe sallatave gjithsesi që bëhet me kënaqësi të madhe. Por, për ne vizitorët, kënaqësi është edhe kur shohim punëtorë të zellshëm, që përkujdesen me shumë përkushtim për rritjen e tyre.