​Bahtiri: Askush nuk do ta marr votën me forcë

Mitrovica

​Bahtiri: Askush nuk do ta marr votën me forcë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:41
Agim Bahtiri

Kryetari i deritashëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka votuar sot rreth orës 11:00 në qendrën e votimit në shkollën fillore “Harun Beka” në fshatin Gushafc.

Pas votimit, ai ka falënderuar qytetarët për një fushatë të qetë dhe dinjitoze.

Ai tha se qytetarët do ta hedhin votën sipas vullnetit të tyre, dhe askush nuk do të arrijë ta marr votën e tyre me forcë.

“Nuk do të ketë askush që do ta marr votën me forcë, por vetëm me vullnet të qytetarëve, dhe ky vullnet i tyre do të shprehet në çdo vendvotim”, ka thënë Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat