Kandidati i LDK-së për komunën e Mitrovicës Armend Agolli, ka hedhur votën.
Ai ka votuar në shkollën “Migjeni”, në lagjen Ilirida (Tavnik) të Mitrovicës.
“Së pari uroj që të ketë sa më shumë votues, uroj që sidomos gjinia femërore të votojnë më shumë”, ka thënë Agolli.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 12:00 kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë. Ndërsa, vazhdimisht po bëhet thirrje për të dalë në votime.