Drejtoria e Inspekcionit ngrit kallëzim penal ndaj kompanisë e cila shtroi asfalt mbi parkun e qytetit në Mitrovicë

Mitrovica

Drejtoria e Inspekcionit ngrit kallëzim penal ndaj kompanisë e cila shtroi asfalt mbi parkun e qytetit në Mitrovicë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:39
Ilustrim

Lidhur me asfaltin e vendosur mbi parkun e qytetit në Mitrovicë, Drejtoria e Inspekcionit njofton qytetarët se Inspektorët komunal posa kanë marrë informatën për fillimin e punimeve në atë pjesë, ditën e dielën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë.

Drejtoria e Inspekcionit për çështjen e lartpërmendur bën të ditur se kompania ka poseduar leje vetëm për vendosjen e gypave të ujit dhe të kanalizimit në atë pjesë të parkut.

“Të dielën, kur kemi pa që po tenton të shtroj rrugë, inspektorët përgjegjës e kanë bllokuar punën duke vendosur shiritat.

Mirëpo kompania e ka kryer natën asfaltimin. Sot i kemi ngrit kallëzim penal, e do vazhdojmë me procedura tjera që parasheh ligji”, janë shprehur nga Drejtoria e Inspekcionit.

Po ashtu, Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që parku do kthehet në gjendjen e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat