Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë nxënësi i ri mitrovicas, Blion Brahimi.
Blion Brahimi vdiq pasi humbi betejën nga një sëmundje e cila ishte e papërballueshme për të.
Blioni ishte nxënës në shkollën “Jusuf Rexha”, paralelja IX 2, dhe janë pikërisht përfaqësuesit e shkollës që përmes një postimi njoftuan për vdekjen e nxënësit të tyre.
Postimi i plotë:
Me dhembje e pranuam lajmin se sot humbi betejën nga një sëmundje nxënësi ynë i dashur Bleon Brahimi IX/2.
Në zemrat tona sot u mbollē dhembja, syri lotin nuk po e mbanë, ti shkove, të premtojmë se nuk do të harojmë kurrë.
Prehu i qetë atje ku pushojnë engjujt.