Mitrovicasit dolën të festojnë ndërrimin e moteve qysh para orës 20:00.
Festa e madhe filloi me te shënuar ora 00:00, kur qielli u ndriçua nga fishekzjarret. Për ata të cilët dolën ta presin Vitin e Ri në shesh u kujdes policia.
Menjëherë pas festës për të parë nga afër punën e disa institucioneve doli edhe kryetari i kësaj komune Bedri Hamza i cili vizitoi Emergjencën, zjarrfikësit dhe policinë.
Një atmosferë shumë më e qetë ishte në Mitrovicën e Veriut ku rrugët ishin të zbrazëta edhe pas mesnatës, kurse mbi Urën e Ibrit kishte masa pak më të shtuara sesa zakonisht.
E gjithë mbrëmja u mbyll pa ndonjë incident, kurse festa vazhdoi deri në orët e vona.