Komuna e Mitrovicës dhe MZHR nënshkruajnë marrëveshje për Liqenin Akumulues

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës dhe MZHR nënshkruajnë marrëveshje për Liqenin Akumulues

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:17
Bedri Hamza, Fikrim Damka

Komuna e Mitrovicës dhe MZHR-ja kanë nënshkruar marrëveshje në mes veti për realizimin e projektit për ndërtimin e urës së Liqenit Akumulues.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Mitrovicës.

Marrëveshja është nënshkruar midis Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Lidhur më këtë marrëveshje, Hamza është zotuar se ky projekt do të realizohet me përkushtim të mardh, ndërsa Damka ka uruar suksese në zbatimin e projektit të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat