Me pankarta e duartrokitje po i urojnë mirëseardhje presidentes së Kosovës.
Nxënësit e shkollës ku vijoi mësimet po prisnin me padurim shefen e shtetit, që të enjten qëndroi për vizitë në vendlindjen e saj, Mitrovicën e Jugut.
Me këtë organizim u impresionua Vjosa Osmani, teksa i përshendeste të gjithë nxënësit një nga një.
Me shumë prej tyre zhvillonte edhe biseda.
Kjo pritje jashtë shkollës nuk do të ishte mirëseardhja e vetme për Osmanin, brenda e prisnin ata që i dhanë njohuritë e para mësimore.
Kujdestari i klasës së saj kishte edhe një dhuratë që e bëri nostalgjiken nxënësen, që tash drejton shtetin.
Këto fjalë e kthyen në kohë Osmanin, ku tregoi edhe për vështirësitë e saj si nxënëse.
Presidentja e vendit këtu u sfidua edhe me pyetje nga nxënësit.
Por, kaq i gëzuar me praninë e saj në vendlindje nuk u shpreh edhe një ish-fqinj i saj.
Por deklarata si këto nuk po i pëlqejnë një qytetari tjetër të Mitrovicës.
Megjithatë një pritje dinjitoze i organizoi i pari i qytetit.