Kryetari Hamza priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog

Mitrovica

Kryetari Hamza priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:47
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, z. Tomas Szunyog.

Kryetari Hamza shprehu falënderimin dhe mirënjohjen ndaj z. Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i ka dhënë Kosovës ndër vite, në konsolidimin e institucioneve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, projektet në realizim e sipër dhe prioritet e pushtetit lokal, ku arsimi, shëndetësia, ambienti, kultura, rinia dhe sporti janë fushat që do të gëzojnë mbështetje maksimale nga qeverisja lokale.

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog pasi përgëzoj kryetarin Hamza për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Mitrovicës konfirmoj ofrimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në realizimin e projekteve për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Kryetari Hamza dhe shefi i Zyrës së BE-së z. Szunyog, kanë vizituar Parkun e Biznesit në Mitrovicë, respektivisht biznesin e suksesshëm “Vip Print”, për të identifikuar vështirësitë dhe kërkesat që kanë bizneset për përkrahje nga institucionet në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat