Mallin e prindërve të vdekur e kalonte përmes fotografive. Portretet e nënës dhe babës i vendosi edhe në pllakën e mermertë në varrezat e tyre këtu në Druar të Vushtrrisë.
Por ditën e Bajramit, Skënder Uka, mori vesh nga fiqnjët se dikush ka dëmtuar varrezat e familjarëve të tij.
Skënderi, që natën e Bajramit kishte pastruar vendin ku prehen prindërit, dhe aty kishte lënë mbeti i habitur nga ajo cka pa. Ky i fundit është i bindur se këtë veprim e ka bërë dikush me një qëllim.
Uka thotë se edhe këto rrethoja janë larguar sa herë janë vendosur, shkruan express.
Për t’i ikur konfliktit, ndonëse ka dyshimet se kush e ka bërë, 66 vjeçarI ka vendosur që të ndjekë rrugët ligjore.
Me këtë rast tash është duke u merr edhe policia e Kosovës. Një njoftimin për media thuhet se policia ka nisur hetimet as ankesës që ka bërë një banor i Druarit.