Hamza ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së pas aksionit humanitar në Turqi

Mitrovica

Hamza ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së pas aksionit humanitar në Turqi

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:11
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi.

Hamza i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje, teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe është mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses në misionin fisnik në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në shtetin e Turqisë.

Pjesëtarët e FSK-së që u dekoruan me mirënjohje ishin:

Kapiten Krenar Voca, rreshter shtabor Hasim Fejzullahu, rreshter Bujar Mangjolli, rreshter Visar Raci, tetar Mentor Ismajli dhe tetar Egzon Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat