Nënkryetarja e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjancic, ka marrë pjesë në kampin e organizuar me mbështetjen e misionit të UNMIK-ut dhe në bashkëpunim me disa organizata tjera.
Që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve nga komunitetet joshumicë dhe personave me nevoja të veçanta.
Këtë moment nënkryetarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook.
Ajo ka njoftuar se socializimi në këtë kamp do të vazhdojë përmes disa aktiviteteve si workshope në astronomi, pikturë dhe lexim poezish.