Kryetari Hamza vlerëson profesionistët: Hapet kabineti dentar në Shkollën e Mjekësisë në Mitrovicë, meritor për këtë Mentor Ferizi

Mitrovica

Kryetari Hamza vlerëson profesionistët: Hapet kabineti dentar në Shkollën e Mjekësisë në Mitrovicë, meritor për këtë Mentor Ferizi

Nga: N.Sh Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:51
Foto nga takimi

Sot në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë, Xheladin Deda në Mitrovicë, pas 23 vitesh është hapur kabineti dentar teknik.

Një prej meritorëve kryesor për këtë kabinet, është koordinatori dhe profesori Mentor Ferizi, i cili i shte hartues i këtij projekti, tashmë i bërë realitet. Shkolla përmes një njoftimi shkruan se, ishte kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ai i cili së bashku me profesor Ferizin, dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle prenë shiritin.

“Meritor për këtë janë të gjithë të përfshirët në këtë çështje, vite me parë, por duhet theksuar se në realizimin final, kontributin më të çmuar e dha koordinatori i praktikës profesionale, Mentor Ferizi, i cili pa rreshtur ka trokitur në dyert e zyrtarëve komunal deri në realizim”, shkruan në njoftimin e shkollës.

Shkrimi i plotë:

Përurimi i kabinetit për profilin: teknik dentar Sot pas një maratone disa vjeçare me kêrkesa dhe projekte drejtuar organeve gjegjëse komunale për pajisjen e laboratorit për profilin: teknik dentar, më në fund ky synim u jetësua dhe u bë realitet.

Por, pas shumë pêrpjekjeve të kohëve të fundit nga mësimdhënësit e lëndëve të stomatologjisë: Dr. Flamur Vojvoda, Dr. Gëzim Ismajli, Dr. Lindita Xhyshinca dhe me theks të veçant të koordinatorit të praktikës profesionale, Mentor Ferizi, si hartues të këtij projekti, gjithçka u bë realitet.

Meritor për këtë janë të gjithë tê përfshirët në këtë çështje, vite me parë, por duhet theksuar se në realizimin final, kontributin më të çmuar e dha koordinatori i praktikës profesionale, Mentor Ferizi, i cili pa rreshtur ka trokitur në dyert e zyrtarëve komunal deri në realizim. Pas këtyre përpjekjeve, me aprovimin apo përkrahjen e DKA, me znj. Drita Kadriu, atë të DSH, me z. Fahri Shabani dhe së fundi edhe të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, ky projekt, donacion i komunës, që kap vlerën e mbi 40.000€, u jetësua.

Ky laborator është pajisur më mjete konkretizimi të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore dhe do të ndihmojë shumë në ngritjen e cilësisê në mêsimnxënie dhe mësimdhënie. Haapjen solemne e bënê: kryetari i komunës z. Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, drejtoresha e DKA, znj. Drita Kadriu, drejtori i DSH, z. Fahri Shabani, drejtoresha e shkollës, znj. Drita Zaraj dhe koordinatori, Mentor Ferizi, i cili u ftua personalisht nga kryetari i komunës për prerjen e shiritit, duke vlerësuar lart koontributin e tij në këtë projekt kolosal për shkollën tonë.

Gjithashtu prezantimin e pajisjeve të laboratorit para të pranishmëve e bëri, koordinatori i cili më së miri ishte i njoftuar me to dhe sistemimin e tyre në hapësirën adekuate brenda shollës. Falënderojmë kryetarin e komunës, z. Bedri Hamza, për koontributin me këtë donacion kaq domethënës për shkollën tonë dhe të tjerët në pêrkrahje të vazhdueshme! Urime, suksese tutje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat