Valdete Idrizi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Idrizi përmes Facebook-ut.
Ajo tha se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe familjare.
“Gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin dhe me komunitetin sportiv e artistik, shoqërinë civile e mediat, kemi punuar fort që Mitrovicës tonë t’ja kthejmë gjallërinë dhe shkëlqimin e munguar, si qytet i sportit, kulturës e traditës.Shumë festivale, qindra aktivitete të larmishme e që mblodhën të rinjtë e të rejat, po edhe gjeneratat e mesme dhe të shtyera, na bënë të punojmë edhe më shumë për Mitrovicën tonë”, tha Idrizi.
Valdete Idrizi i numëroi sukseset e saj si e para e DKRS-së në Mitrovicë.
“Ndërtimi i Bibliotekës së qytetit; Renovimi i tërësishëm i Qendrës së Kulturës; Renovimi i Teatrit; Renovimi i Palestrës së sporteve Minatori; Ndërtimi i fushës sportive në Kçiq; funksionalizimi i Palestrës Fatime Xhaka, etj”, theksoi ajo.