Policia ka ndëshkuar një shofer në Mitrovicë.
Kjo pasi i njëjti ishte duke drejtuar automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.
Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj.