Kryesuesi i asamblesë komunale të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin ka deklaruar se në kuadër të punëve që kanë bërë gjatë mandatit,janë në pritje të realizimit të kërkesës nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të nisur rindërtimin e xhamisë te Ura e Ibrit.
Uglanin ka thënë se ky është një projekt, realizimi i të cilit është i domosdoshëm për qytetarët e pjesës veriore.
“Po presim vendimin e një kërkese nga Bashkësia Islame për ta realizuar një projekt të domosdoshëm për qytetarët e pjesës veriore. Realizimi është ndërtimi i xhamisë e cila ka qenë te Ura e Ibrit”, u shpreh ai.
Xhamia e Urës së Ibrit është ndërtuar në vitin 1777, ndërsa është djegur nga serbët më 2 maj 1999.
Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka këmbëngulur për rindërtimin e kësaj xhamie.