Nis java e edukimit shëndetësor kundër konsumimit të duhanit në Mitrovicë

Mitrovica

Nis java e edukimit shëndetësor kundër konsumimit të duhanit në Mitrovicë

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 11:37
Foto nga vendi i ngjarjes

31 maji është Dita Botërore kundër Konsumimit të Duhanit, dhe në Mitrovicë po organizohet “Java e edukimit shëndetësor kundër konsumimit të duhanit”.

Në këtë organizim përfshihen sesione informuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të Mitrovicës.

“Këto aktivitete edukative kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve lidhur me rreziqet, që sjell konsumimi i duhanit për shëndetin e tyre”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka theksuar se kjo drejtori ka fuqizuar komponentin e parandalimit të sëmundjeve, duke përfshirë edhe zhvillimin e këtyre aktiviteteve më qëllim të vetëdijesimit të gjeneratave të reja lidhur me dukuritë që rrezikojnë shëndetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat