KRU “Mitrovica” u bën sërish apel qytetarëve për kursimin e ujit të pijes

Mitrovica

KRU “Mitrovica” u bën sërish apel qytetarëve për kursimin e ujit të pijes

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë sërish apel qytetarëve që të kursejnë ujin e pijes.

KRU “Mitrovica” ka thënë se ankesat e qytetarëve për mungesë të furnizimit me ujë të pijes shfaqen çdo vit kur temperaturat ngriten. Sipas tyre, ky problem ka të bëjë me keqpërdorimin e ujit të pijes.

Ky problem ka të bëjë ekskluzivisht me keqpërdorimin e ujit të pijes nga ana e konsumatorëve të pa ndërgjegjëshëm, përkundër faktit se Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol dhe Balinc punojnë me kapacitet të plotë të përpunimit të ujit, me të vetmin qëllim që furnizimi me ujë të pijes të jetë sa më i mirë”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se zgjidhja e vetme e këtij problemi gjendet tek përdorimi racional i ujit të pijes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat