Në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar akoma identifikimi i keqpërdoruesve të ujit të pijes.
Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit dhe shkyçjes sot kanë identifikuar sërish keqpërdorime në rrjetin e ujësjellësit.
“Ndaj keqpërdoruesve do të iniciohen procedura për kallëzime penale”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ekipet e kontrollës janë duke punuar vazhdimisht dhe inspektimet në teren do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.