Këtë të premte, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024. Nga këto të dhëna shihet një rënie e popullsisë në të gjithë vendin.
Rajoni që shënoi rënie të popullsisë ishte dhe ai i Mitrovicës, ku tashmë ka 19 mijë e 86 banorë më pak në krahasim me regjistrimin e popullsisë që u bë në vitin 2011.
Në vitin 2011, rajoni i Mitrovicës kishte gjithsej 192 mijë e 637 banorë, ndërsa tani ka 173 mijë e 551 banorë.
Bazuar në rezultatet që ka publikuar ASK-ja në vitin 2011, Mitrovica kishte 71 mijë e 909 banorë, Skenderaj kishte 50 mijë e 858 banorë dhe Vushtrria kishte 69 mijë e 870 banorë.
Ndërsa, komunat veriore të vendit asokohe e kishin bojkotuar tërësisht këtë proces.
Gjersa, tashmë pas 13 vjetësh bazuar në këto rezultate, Mitrovica ka 64 mijë e 680 banorë, Vushtrria ka 61 mijë e 493 dhe Skenderaj ka 40 mijë e 632 mijë banorë.
Derisa, Mitrovica Veriore ka dy mijë e 346 banorë, Zubin Potuku ka 758 banorë, Leposaviqi ka 3 mijë e 207 banorë dhe Zveqani ka 435 banorë.
Komunat veriore të vendit kësaj radhe nuk e bojkutuan tërësisht regjistrimin e popullsisë, por, përsëri sipas drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, pati shumë bojkotim nga banorët e këtyre zonave.