Mbahet dëgjimi publik me gratë në Mitrovicë, diskutohet për buxhetin e vitit 2025

Mitrovica

Mbahet dëgjimi publik me gratë në Mitrovicë, diskutohet për buxhetin e vitit 2025

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë kësaj të marteje, në Komunën e Mitrovicës është mbajtur dëgjimi i katërt publik me gra për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025.

Në këtë dëgjim publik, së pari foli zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, shkruan Telegrafi.

Veseli i ka falënderuar të gjitha gratë pjesëmarrëse duke i inkurajuar për dhënie të propozimeve dhe komenteve.

Ndërsa për buxhetin në përgjithësi ka diskutuar zyrtari kryesor financiar, Zenel Çitaku, i cili bëri të ditur se buxheti i Komunës së Mitrovicës për vitin e ardhshëm pritet të jetë mbi 30 milionë euro.

“Paga dhe Mëditje 16,981,995.00 euro, Mallra dhe Shërbime 4,820,000.00 euro, Shpenzime Komunale 600,000.00 euro, Subvencione dhe Transfere 1,209,150.00 euro, Investime Kapitale 6,629,369.00 euro”, ka thënë Çitaku.

Me këtë takim, kanë përfunduar edhe dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2025-2027. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat