Rrezik për eskalim në Mitrovicë: Autobusët legalë, në hall me minibusët ilegalë

Mitrovica

Rrezik për eskalim në Mitrovicë: Autobusët legalë, në hall me minibusët ilegalë

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Tash e 20 vjet, kompanitë e autobusëve të Mitrovicës përballen me të njëjtin problem. Ata akuzojnë minibusët ilegalë se po ua marrin bukën e gojës.

Kjo për faktin se në destinacionin Mitrovicë-Prishtinë e anasjelltas, ka kombibusë që funksionojnë në mënyrë krejt ilegale, e që rrjedhimisht i bie se nuk ia paguajnë as edhe një cent shtetit për të hyrat që grumbullojnë nga kjo veprimtari, raporton Kiks Kosova.

Hashim Miftari, i cili është nënkryetar i Shoqatës së Autobusëve në regjionin e Mitrovicës, për KIKS-in ka thënë se bashkë me kolegët e tij janë të rregullt nëpër të gjitha procedurat e pajisjes me dokumentacion dhe në pagesa tatimore.

Miftari tregoi se kriteret nëpër procedurat institucionale për ta si kompani të regjistruara janë shumë të larta, në ndërkohë që sipas tij, i njëjti shtet dhe të njëjtat institucione nuk ndërmarrin asgjë që të ndalojë ata të cilët nuk kontribuojnë asgjë për shtetin.

Ndalimi i operimit të punës së kombibusëve ilegalë, Miftari thotë se është edhe në interes të shtetit.

Puna e këtij transporti ilegal pa u penguar nga askush, 52-vjeçari thotë se ka dëmtuar shumë kompanitë e udhëtimit.

Duke treguar vështirësitë e tij financiare si familje, Miftari për KIKS-in thotë se më shumë fitim do të kishte nëse do të dilte e të punonte ndërtimtari sesa tani që zotëron biznesin e tij.

Pronarët e kompanive të autobusëve ishin të determinuar që të gjejnë një zgjidhje për bizneset e tyre, andaj edhe nuk reshtën asnjëherë së trokituri nëpër dyert e institucioneve tona.

Mirëpo i gjithë ai mund, nuk është se i dha zgjidhje hallit të tyre që nuk po merr fund tash e dy dekada.

Ky problem i cili nuk po merr fund, kohë pas kohe atyre po u sjellë edhe telashe të tjera.

Vec para një muaji, Miftari për KIKS-in rrëfen se si u bë pjesë e një konflikti verbal me një shofer të një kombibusi ilegal.

Për KIKS-in, pronarët e kompanive thanë se mundohen që t’i kuptojnë shoferët e këtij transporti ilegal sepse edhe ata po mundohen që të mbajnë familjet me përfitimet e tyre.

Mirëpo, sipas Ferit Pecit i cili drejton kompaninë e tij të autobusëve, kriza për vende pune ishte vite më parë.

E tani që secili biznes kërkon punëtor, 45-vjeçari thotë se ata mund të gjejnë një vend pune dhe të heqin dorë nga kjo punë ilegale.

Peci alarmoi se nëse nuk reagon shteti, mes kompanive dhe këtyre taksive ilegalë, mund të ketë edhe të tjera përleshje fizike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat