Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdijesimi për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes

Mitrovica

Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdijesimi për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 14:35
Policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, ka filluar së realizuari aktivitetin e vetëdijesimit me moton: “Mos shkakto zhurmë-bezdisje”.

Bëhet e ditur se përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave synohet të vetëdijesohen qytetarët, e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.

“Angazhimet  e shtuara policore do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror, me prioritet kohor do të jenë  orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do të jenë zonat ku operojnë lokalet e natës, restorantet, kafeteritë e diskotekat”.

“Nëse zhurma është e padurueshme dhe ju pengon, thërrisni Policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat