Pensionohet Ismet Ujkani, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

Mitrovica

Pensionohet Ismet Ujkani, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 13:40
Ismet Ujkani

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ismet Ujkani.

Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se Ujkani aty e ka ushtruar detyrën nga 1 janari i vitit 2021. Ndërkaq, më herët ai ka punuar si prokuror në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë dhe prokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë.

“Z. Ujkani me angazhimin dhe profesionalizmin e tij ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës”.

“Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë z. Ismet Ujkani për punën dhe kontributin e dhënë”, thuhet më tej në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat