Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ismet Ujkani.
Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se Ujkani aty e ka ushtruar detyrën nga 1 janari i vitit 2021. Ndërkaq, më herët ai ka punuar si prokuror në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë dhe prokuror në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë.
“Z. Ujkani me angazhimin dhe profesionalizmin e tij ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës”.
“Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë z. Ismet Ujkani për punën dhe kontributin e dhënë”, thuhet më tej në komunikatën për media.