Ndalohen punimet ilegale në shkollën e destinuar për komunitetin romë

Mitrovica

Ndalohen punimet ilegale në shkollën e destinuar për komunitetin romë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 06:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në komunën e Mitrovicës së Veriut nga strukturat paralele ishte nisur të ndërtohet shkolla për komunitetin romë. Por punimet e kësaj shkolle u ndaluan kur komuna filloi të udhëhiqej nga Erden Atiq. Pavarësisht kësaj, dikush vendosi ilegalisht dritaret në këtë objekt. Me rastin është e njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ishte i destinuar për shkollë të komuniteti romë.

Objekti vite me parë  ishte nisur nga strukturat paralele që të shërbente si institucion arsimor.

Por me të ardhur në qeverisje, kryetari Erden Atiq, punimet u ndalën këtu pasi ishin pa lejen e institucioneve në Kosovë.

Por dikush vendosi që punët t’i kryente ilegalisht në kundërshtim me vendimin e qeverisjes lokale, duke i vendos disa dritare në objekt.

Madje sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, vendosja ilegalisht e dritareve u bë gjatë natës.

“Një shkollë për romët iu kanë ndalu punimet e ndërtimit, faktikisht natën të shtunën edhe dillen janë ngjitë dritaret dhe unë veç kam kërkuar përgjigjen a është e njoftuar drejtoria e inspektoratit, përgjigja e kanë se punimet veç se janë kry”, ka thënë Nexhat Ugljanin.

Në lidhje me ketë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut.

“Të shtunën mëngjes ne e kemi parë që ka pas dritare të vendostë në këtë objekt nuk do të thotë që kjo është bërë brenda një natës, pra të shtunën me datë 27 korrik, nuk e dimë kush i ka vendosur ato me siguri punëkryersi, ne i kem hapur rast si dëmtim i vulave zyrtare, por tash varet nga komuna se si do ta shfrytëzoj atë objekt dhe ka mundësi që ai objekt vynë më shumë ashtu me dritare të vendosura”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat