Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se janë duke punuar për rikthimin e ujit të pijshëm në fshatin Shipol.
Ndërprerja ka ndodhur nga dje, teksa KRU Mitrovica ka thënë se po punojnë intensivisht.
“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intensivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol.
I cili qysh nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftimin e tyre.