​Prokuroria u bën thirrje qytetarëve për kujdes nga mashtrimet bankare në Mitrovicë

Mitrovica

​Prokuroria u bën thirrje qytetarëve për kujdes nga mashtrimet bankare në Mitrovicë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 17:50
Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve në platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore.

Në një komunikatë për media prokuroria u kërkon qytetarëve të mos i shpërndajnë të dhënat e tyre personale.

Njëkohësisht u bëhet thirrje qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat