Nënkryetari Tahiri përkujton ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në 7 vjetorin e vdekjes së tij

Mitrovica

Nënkryetari Tahiri përkujton ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në 7 vjetorin e vdekjes së tij

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 21:31
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përkujton ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij është përkujtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Tahiri ka thënë se në shtatë vjetorin e vdekjes së Rexhepit po e përkujtojnë kontributin që ai ka dhënë për Kosovën, shkruan Telegrafi.

“Nga aty, nënkryetari z.Tahiri potencoi se në 7 vjetorin e vdekjes së Bajram Rexhepit, po përkujtojnë kontributin e tij të çmuar të dhënë për Kosovën, të cilën e udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë si Kryeministër i parë i Kosovës dhe në veçanti për angazhimin e tij të dhënë për Mitrovicën si kryetar komune”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari është shprehur se Mitrovica dhe e tërë Kosova “do të krenohen” me veprat e ish-kryeministrit.

“Nënkryetari z.Tahiri ka shtuar se Mitrovica dhe e tërë Kosova gjithmonë do të krenohen me punën dhe veprat e ish kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka dhënë një shembull të mirë si udhëhiqet një shtet dhe se si punohet për interesin e të gjithë qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat